Kancelari gjerman, Friedrich Merz, e ka akuzuar të mërkurën partinë e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, për mbështetje të Rusisë kundër interesave të Gjermanisë, dhe po ashtu se po promovon politikat anti-emigracion, që janë të barasvlershme me siç ka thënë “spastrimin etnik”.
Merzi po i drejtohej parlamentit gjerman pas humbjes së rëndë të partisë së tij përballë AfD-së, e cila triumfoi në zgjedhjet në landin lindor të Saksonisë-Anhaltit fundjavën e kaluar, duke bërë fushatë mbi një platformë kundër emigracionit.
AfD-ja nuk i është përgjigjur një kërkese për koment nga Reuters, por më herët i ka hedhur poshtë akuzat për ekstremizëm, duke i cilësuar ato si përpjekje për të frikësuar njerëzit dhe si fyerje ndaj votuesve të saj.
“Edhe njerëzit me prejardhje migratore punojnë në profesionet ku kërkohen punëtorë të kualifikuar”, ka thënë Merz.
“Nëse ajo që po propozohet këtu, përkatësisht ‘remigrimi’, do të bëhej realitet, nuk do të ishte asgjë tjetër veçse sinonim i spastrimit etnik të bazuar në prejardhje dhe ngjyrë të lëkurës”, ka shtuar Merz.
Kancelari gjerman ka deklaruar të hënën se ishte i tronditur me rezultatin e AfD-së në zgjedhjet e mbajtura të landin Saksoni-Anhalt.
Edhe
AfD-ja tallet me Merzin pas fitores: Njerëzit e shkatërruan partinë tuaj
AfD-ja, e klasifikuar nga agjencia gjermane e inteligjencës së brendshme si një grup ekstremist, ka mbetur shumë pranë shumicës absolute në zgjedhjet e së dielës.
-
Mbahen zgjedhjet në dy lande të tjera gjermane, Merzi nën presion të fortë
-
Merzi kërkon mbështetjen e partisë para testeve të reja zgjedhore në Gjermani
-
AfD-ja synon të formojë qeverinë në landin lindor të Gjermanisë pas fitores në zgjedhje
-
Merzi i tronditur nga fitorja e AfD-së: Humbja më e rëndë në dekada