Botë

A i lejohet Trumpit ta pranojë si dhuratë aeroplanin 400 milionë dollarësh nga Katari

trump

Index.hr - Foto e gjeneruar nga AI

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se administrata e tij dëshiron që ta pranojë një aeroplan në vlerë prej 400 milionë dollarësh si dhuratë nga Katari, duke e quajtur këtë si “gjest të mirë” dhe se ai do të ishte “budalla” nëse nuk do ta pranonte.

Por, një lëvizje e tillë është parë si ilegale nga disa anëtarë të Partisë Demokratike.

Të dielën, mediat amerikane raportuan se administrata Trump po përgatitej ta pranonte një Boeing nga familja mbretërore e Katarit.

Një zyrtar i Katarit ka thënë se aeroplani po jepet nga Ministria e Mbrojtjes për Pentagonin dhe se do të modifikohej sipas standardeve të sigurisë së Forcës Ajrore amerikane.

Ekspertët kanë thënë se kjo mund të marrë kohë me vjet, që nënkupton se aeroplani mund të mos jetë gati për shfrytëzim deri në fund të mandatit të Trumpit.

A është dhurata e ligjshme?

Disa demokratë kanë pretenduar se pranimi i dhuratës do të ishte e paligjshme.

Senatori demokrati Adam Schiff ka thënë se asnjë zyrtar nuk duhet të pranojë “ndonjë dhurata të çfarëdo natyre” nga një lider i një shteti të huaj pa aprovimin e Kongresit.

Eksperti Frank Cogliano ka thënë se asnjëherë nuk është parë një dhuratë e këtij niveli.

Aktualisht, zyrtarët amerikanë mund të pranojnë dhurata në vlerë më pak se 480 dollarë.

Departamenti i Drejtësisë raportohet se ka bërë gati një shpjegim se pse pranimi i aeroplanit do të ishte i pranueshëm, por nuk është bërë publik.