Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, po planifikon ta avancojë çështjen e shitjes së disa motorëve të aeroplanëve për Turqinë, në vlerë qindra miliona dollarë, pavarësisht kundërshtimeve nga disa pjesëtarë të Kongresit amerikan.
Siç ka raportuar “Reuters”, planet janë që çështja të ecën përpara samitit të NATO-s që pritet të mbahet në Ankara muajin e ardhshëm.
Motorët, të prodhuar nga “General Electric”, do të forcojnë aeroplanët e parë luftarakë turq, KAAN. Sipas raportimeve, pakoja e blerjes mbërrin në më shumë se 700 milionë dollarë.
Dy shtetet gëzojnë raporte të mira në përgjithësi. Megjithatë së fundmi ato u përballën me mospajtime pasi Washingtoni vendosi të heqë një program për aeroplanët turq, pasi Ankaraja u furnizua me sisteme ruse të mbrojtjes.
I pyetur për planet amerikane në Samitin në Ankara, Trumpi u ka thënë ditë më parë gazetarëve se “planifikon të bëjë diçka që do t’i bëjë të lumtur”.
-
Erdogani kthehet në Shtëpinë e Bardhë, Trumpi i jep shpresë për avionët luftarakë
-
Trumpi ndërroi aeroplanin presidencial në mes të udhëtimit pas paralajmërimit të Shërbimit Sekret
-
Trump shkoi në Turqi me aeroplanin e ri, u kthye me të vjetrin – çfarë ndodhi?
-
Erdogani u kërkon aleatëve të NATO-s të heqin kufizimet e industrisë së mbrojtjes
-
Netanyahu i frikësohet shitjes së avionëve amerikanë Turqisë