Evropa ka 12 monarki sovrane. Vetëm Britania e Madhe është monarkia e vetme evropiane që ende mban një ceremoni kurorëzimi.
Charles III të shtunën u kurorëzua si Mbret i Mbretërisë së Bashkuar, me një ceremoni disa orëshe e që po shikohet nga miliona njerëz.
Në shumë prej monarkive të tjera, dorëzimi i fronit bëhet në mënyrë simbolike.
Danimarka, Norvegjia, Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Holanda dhe Belgjika janë mbretëri. Andorra, Lihtenshtajni dhe Monako janë principata, Luksemburgu është Dukati i Madh, ndërsa Vatikani është monarki teokratike, me zgjedhjen e drejtuar nga Papa.