Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Mbretëresha daneze me paraqitjen e fundit para abdikimit

Mbretëresha më jetëgjatë e Evropës, Margareta e Danimarkës, ka bërë paraqitjen e saj të fundit publike para se të abdikojë në fund të muajit.

Mijëra danezë i kanë rezistuar të ftohtit të madh për të përshëndetur mbretëreshën në rrugëtimin e saj të fundit publik.

Ajo do të dorëzojë fronin më 14 janar pas 52 vjetësh mbretërimi.

83-vjeçarja do t’ia dorëzojë fronin birit të saj të madh, princit të kurorës, Frederikut.

Abdikimi i saj është i pari pas 90 vjetësh në monarkinë më të vjetër të Evropës. Gjatë këtij rrugëtimi, mbretëresha daneze pati të veshur pallton e shekullit të 19-të me ari prej 24 karatësh.

Në fillim të javës, Mbretëresha Margarethe ka organizuar disa ceremoni për qeverinë, parlamentin dhe shërbimin civil dhe ushtarak të Danimarkës.

Ajo zyrtarisht do të nënshkruajë abdikimin më 14 janar në prani të qeverisë daneze.

Ani pse monarkët në disa shtete evropiane kanë abdikuar për të lejuar monarkët e rinj të marrin pozitën, traditë të tillë nuk kishte edhe në Danimarkë.

Për disa vjet, Maragrethe ka insistuar se nuk do të dorëhiqej nga froni.

Artikuj të ngjashëm