Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Piktura e Mbretëreshës Margrethe e Danimarkës shitet mbi 23 mijë dollarë

Një pikturë abstrakte e bërë nga Mbretëresha Margrethe II e Danimarkës është shitur në një ankand të Kopenhagës për 160 mijë krona (23 mijë e 300 dollarë), duke tejkaluar çmimin që ishte vlerësuar 75 mijë – 100 mijë krona (11,550 – 14,550 dollarë).

Mbretëresha Margrethe II befasoi këtë vit duke u larguar nga froni.

Vepra artistike të 83-vjeçares janë të njohura publikisht prej kohës dhe disa nga pikturat e saja janë ekspozuar në muzetë në Danimarkë dhe po ashtu vende tjera.

Piktura akrilike e vitit 1998 u shit të martën vonë në shtëpinë kryesore të ankandeve në Danimarkë. Blerësi mbeti unanim. Piktura fillimisht ishte një dhuratë për një ish-ndihmës që vdiq në vitin 1998 dhe ishte në posedim të familjes së tij.

Veprat e Margrethes, që po ashtu ka dizajnuar kostume baleti, veshje kishe dhe enë darke, dhe ka bërë ilustrime librash, rrallë dalin në shitje, tha Niels Boe-Hauggaard nga Shtëpia e Ankandeve “Bruun Rasmussen”.

Më 14 janar, Margrethe u bë monarkja e parë daneze që hoqi dorë vullnetarisht nga froni. Djali i saj Frederik X u ngjit në fron.