Thirrjet për largim nga monarkia ka pasur herë pas herë nëpër Britani të Madhe, por ato ishin më të zëshme në ditën kur është kurorëzuar mbreti Charlesi III.
Grupi kundër monarkisë i quajtur “Republika” ka mbajtur një protestë në Londër pas kurorëzimit të mbretit.
Disa protestues kanë mbajtur pankarta në të cilat ishte shkruar: “Braktisni monarkinë” dhe “Nuk është mbreti im”.
Policia ka arrestuar disa anëtarë të grupit kundër monarkisë.
Ata janë arrestuar në momentet kur po kurorëzohej mbreti në Westminister Abbey.
Grupi është arsyetuar se paraprakisht policia ishte informuar për protestën e tyre.
Edhe
Protestat anti-monarkiste në Britani, arrestohet një person
Para se të organizohej ceremonia e kurorëzimit të mbretit, policia britanike kishte paralajmëruar se nuk do të ketë tolerancë ndaj personave që synojnë të prishin ditën e kurorëzimit.
Ky qëndrim i policisë ka ngjallur akuza se po e shtyp lirinë e fjalës.