Botë

A do të ketë ndikim te Xi Jinping kryeministri i ardhshëm kinez

Ndryshe nga shumica e paraardhësve të tij, Li nuk ka përvojë qeveritare në nivel kombëtar dhe reputacioni i tij u dëmtua nga zbatimi i pamëshirshëm i bllokimit të gjatë të COVID-19 në qendrën financiare që u kritikua si i tepruar. Emërimi i tij i pritshëm duket se tregon se aftësia për të fituar besimin e Xi-së, figurës më të fuqishme të Kinës në dekada, është përcaktuesi kryesor kur bëhet fjalë për avancimin politik

Të dhënat pro-biznesit të njeriut që është gati të bëhet zyrtari më i lartë ekonomik i Kinës do ta bëjë mandatin e tij provë nëse mund të moderojë tendencën e presidentit Xi Jinping për të ndërhyrë.

Li Qiang, 63 vjeç, i cili pritet të zgjidhet kryeministër i Kinës, do t’i duhet të përballet me një ngadalësim të ekonomisë së dytë më të madhe në botë, e cila po përballet me daljen nga pandemia COVID-19, kërkesën e dobët globale për eksporte të vazhdueshme, rritjen e tarifave në SHBA, një fuqi punëtore në tkurrje dhe një popullsi në plakje.

Xi, i cili ka forcuar sektorin shtetëror, ka thënë se ai dëshiron që partia në pushtet të kthehet në “misionin e saj origjinal” si lider ekonomik, social dhe kulturor i Kinës. Kjo është shoqëruar me kontroll më të rreptë mbi disa industri, censurë më agresive të TV-së dhe kulturës pop dhe përhapjen e një sistemi të “kreditimit social” që penalizon publikun për shkelje që variojnë nga mashtrimi deri te hedhja e mbeturinave. Xi mori rolin më të fuqishëm të Kinës në vitin 2012.

Tani, vëzhguesit po vëzhgojnë nëse Li mund të zbatojë politika pragmatike gjatë mandatit të tij pesëvjeçar. Por procesi i vendimmarrjes politike në Kinë është i errët, duke e bërë analizën e drejtimit të vendit një çështje të vështirë për të huajt.

Pritshmëritë bazohen në performancën e Li-së si shef partie i qytetit më të madh të vendit - Shangait - dhe si guvernator i provincës fqinje Zhejiang, një qendër e biznesit të vogël dhe të mesëm. Dhe, ndoshta më e rëndësishmja, lidhjet e tij të ngushta me Xi-në.

Li u citua të ketë thënë në një intervistë të vitit 2013 me revistën e respektuar të biznesit, Caixin, se zyrtarët duhet “të vendosin duart e qeverisë në vend, të largojnë duart e shqetësuara, të tërheqin duart e zgjatura”.

Li përshëndeti biznesmenët e Zhejiangut si burimin më të vlefshëm në provincë, duke treguar miliarderin e tregtisë elektronike, Jack Ma dhe ai theksoi shkurtimin e burokracisë nga qeveria e tij.

Në të kundërt, Li gjithashtu ka zbatuar rreptësisht disa kontrolle shtetërore, duke përfshirë rregullat që synojnë të parandalojnë përhapjen e COVID-19. Kur qeverisja e tij lokale nuk ka qenë në harmoni me politikat kombëtare të vendosura nga presidenti dhe ekipi i tij, ai përfundimisht ka rënë në hap, i parë si çelësi i ngritjes së tij.

Nën Presidentin Xi, sipërmarrësit janë tronditur jo vetëm nga kontrollet më të forta politike dhe kufizimet anti-COVID, por më shumë kontroll mbi tregtinë elektronike dhe kompanitë e tjera të teknologjisë. Goditjet kundër monopolit dhe të sigurisë së të dhënave kanë fshirë miliarda dollarë nga vlera e tregut të aksioneve të kompanive. Pekini po i bën presion gjithashtu që të paguajnë për programet sociale dhe iniciativat zyrtare për të zhvilluar çipa procesorë dhe teknologji të tjera.

Ngritja në parti

Vendas i Zhejiangut, Li ka studiuar mekanizimin bujqësor dhe u ngjit në radhët e partisë provinciale. Në vitin 2003, ai filloi një program ekzekutiv MBA në Universitetin Politeknik të Hong Kongut, i zakonshëm në mesin e kuadrove ambicioze të partisë.

Priscilla Lau, ish-profesoreshë e universitetit dhe ish-delegate e Hong Kongut në legjislaturën e Kinës, ka treguar se Li ndoqi klasën e saj mbi ekonominë e tregut të lirë të Hong-Kongut për një dhomë në qytet dhe tha se i kujtoi klasën e saj kur u takuan në Shangai më shumë se një dekadë më vonë.

“Kjo tregon se ai është shumë i zellshëm”, është shprehur Lau.

Marrëdhënia e punës e Li-së me Xi-në filloi në vitet 2000 kur ky i fundit u emërua shef partie në Zhejiang. Pas lëvizjes përfundimtare të Xi-së në Pekin dhe emërimit si sekretar i përgjithshëm i partisë, Li u promovua në guvernator të Zhejiang në 2013, roli nr. 2 në qeverinë provinciale.

Trievjet më vonë, Li u emërua shef partie i provincës Jiangsu, fuqi ekonomike në bregun lindor të Kinës, duke shënuar herën e parë që ai mbajti një pozicion jashtë provincës së tij të origjinës. Në vitin 2017, ai u emërua shef i partisë së Shangait, një rol i mbajtur nga Xi përpara se presidenti të hynte në rolet kryesore udhëheqëse të Kinës.

Në qendrën tregtare të Shangait, Li vazhdoi të ndiqte politika pro biznesit. Në vitin 2018, prodhuesi i makinave elektrike “Tesla” ka njoftuar se do të ndërtonte fabrikën e tij të parë jashtë Shteteve të Bashkuara. Ajo u hap gjysmë viti më vonë si prodhuesi i parë i automjeteve në pronësi tërësisht të huaj në Kinë. Edhe gjatë bllokimit të rreptë të COVID-it në Shangai vitin e kaluar, fabrika arriti të rifillojë prodhimin pas një pezullimi afërsisht 20-ditor, ka njoftuar agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua.

Zëvendëspresidenti i “Teslas”, Tao Lin, u citua të thoshte se disa departamente qeveritare kishin punuar pothuajse gjatë gjithë orarit për t’i ndihmuar bizneset të rifillonin punën.

“Qeveria e Shangait u përkul mbrapsht”, ka theksuar Tu Le, drejtor menaxhues i “Sino Auto Insights”, një firmë këshillimore me bazë në Pekin.

Për çështje më të ndërlikuara, jo gjithçka ka qenë e qetë.

Megjithëse Li ndihmoi në arritjen e një marrëveshjeje midis kompanive kineze dhe atyre evropiane për të prodhuar vaksina mRNA, Pekini nuk ishte në favor dhe marrëveshja u pezullua, ka bërë të ditur Joerg Wuttke, presidenti i Dhomës së Tregtisë së BE-së në Kinë.

Beteja me pandeminë

Përpara bllokimit në mbarë qytetin, Li dukej se kishte më shumë liri veprimi për të menaxhuar shpërthimet më të vogla të mëparshme të qendrës financiare sesa shumica e drejtuesve të qyteteve të tjera. Në vend që të mbyllte rrethet, qeveria zbatoi bllokime të kufizuara të komplekseve të banesave dhe vendeve të punës.

Kur varianti shumë ngjitës i Omicronit goditi Shangain, Li mori një qasje të moderuar derisa qeveria qendrore ndërhyri dhe mbylli qytetin. Bllokimi brutal dy-mujor pranverën e kaluar mbylli 25 milionë njerëz në shtëpitë e tyre dhe ndërpreu rëndë ekonominë.

Li u emërua nr. 2 në Partinë Komuniste në pushtet në tetor, kur presidenti i Kinës theu normat e së kaluarës dhe i dha vetes një mandat të tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm.

Ndryshe nga shumica e paraardhësve të tij, Li nuk ka përvojë qeveritare në nivel kombëtar dhe reputacioni i tij u dëmtua nga zbatimi i pamëshirshëm i bllokimit të gjatë të COVID-19 në qendrën financiare që u kritikua si i tepruar.

Emërimi i tij i pritshëm duket se tregon se aftësia për të fituar besimin e Xi-së, figurës më të fuqishme të Kinës në dekada, është përcaktuesi kryesor kur bëhet fjalë për avancimin politik.

Si kryeministër, Li përballet me një rol në rënie për Këshillin e Shtetit, kabinetin e Kinës, ndërsa Xi lëviz për të përvetësuar fuqitë qeveritare në organet e partisë, duke besuar se partia duhet të luajë një rol më të madh në shoqërinë kineze. Megjithatë, disa komentues besojnë se ai do të jetë më i besuar, dhe për këtë arsye më me ndikim, se paraardhësi i tij, i cili shihej si një rival i Xi-së, jo një i mbrojtur.

“Xi Jinping nuk duhet të shqetësohet se Li Qiang është në vend të veçantë pushteti”, ka thënë Ho Pin, gazetar veteran dhe vëzhgues politik kinez. “Besimi mes tyre gjithashtu lejon Li Qiangun të punojë në mënyrë më proaktive dhe të ndajë shqetësimet e tij, dhe ai do t’i japë drejtpërdrejt Xi-së shumë informacione dhe sugjerime”.

Iris Pang, kryeekonomistja kineze e ING-së, e sheh Li-në kryesisht si zbatues besnik të vullnetit të Xi-së dhe jo si një ndikim modest.

Li ishte pro biznesit sepse atij i kërkohej të ishte i tillë në rolet e tij të mëparshme qeveritare, ka theksuar Pang.

Tipari i tij kryesor, është shprehur ajo, është “ekzekutimi i tij i fortë”.