Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xi Jinping merr mandatin e tretë si president i Kinës

Udhëheqësi i Kinës, Xi Jinping, ka siguruar një mandat të tretë historik si president, nga Parlamenti i vendit.

Ai pason një konsolidim të pushtetit që e ka bërë Xi, 69 vjeç, liderin më dominues të Kinës ndër breza, raportoi BBC-ja të premten.

Në sistemin kinez të qeverisjes, funksionet e presidentit janë kryesisht ceremoniale.

Fuqia e Xi vjen nga fakti se ai ishte Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste dhe Kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak (CMC). Atij iu dorëzuan të dy postet në një kongres partie tetorin e kaluar.

Konfirmimi i mandatit të tij të tretë si president pritej gjerësisht. Emërimi i një kryeministri të ri dhe ministrave të ndryshëm në ditët në vijim konsiderohet më i rëndësishëm.

Të emëruarit e rinj pritet të jenë kryesisht besnikë të Xi Jinping. Kjo përfshin Li Qiang, i cili pritet të shërbejë si numri dy i Xi.

Të premten, Xi ka fituar edhe një mandat tjetër si kryetar i CMC të Republikës Popullore të Kinës.

Xi e ka forcuar sundimin e tij derisa Kina po rihapet nga politika zero-Covid që ka nxitur protesta anti-qeveritare. Vendi po përballet gjithashtu me një rënie të nivelit të lindjeve që kërcënon motorin e tij të rritjes ekonomike.

Artikuj të ngjashëm