Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Xi zgjeron fuqitë, merr mandatin e tretë në krye të Partisë Komuniste në Kinë

Xi Jinping merr mandatin e trete ne krye te Kines

Xi Jinping, lideri më i fuqishëm i Kinës për dekada, ka rritur dominimin e tij kur të dielën është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Partisë Komuniste në Kinë që kryeson vendin, raporton agjencia AP.

Me këtë është bërë një thyerje e traditës. Xi, që ka marrë pushtetin në vitin 2012, ka marrë mandatin e tretë pesëvjeçar si sekretar i përgjithshëm, duke thyer një traditë në të cilin paraardhësit e tij ishin larguar pas dhjetë vjetëve. Disa presin që 69-vjeçari të qëndrojë në pushtet përjetësisht.

Partia po ashtu ka zgjedhur një Komitet prej shtatë anëtarëve, rrethin e brendshëm të pushtetit, që dominohet nga aleatët e Xi-së.

“Fuqia do të jetë edhe më e koncentruar në duart e Xi Jinpingut”, ka thënë Jean-Pierre Cabestan, një ekspert i politikës kineze në Universitetin e Hong Kongut.

Ai thotë se të angazhuarit e rinj janë besnik ndaj Xi-së.

Li Qiang është zgjedhur kryeministër i ri i Kinës.

Edhe Xi Jinping merr mandatin e tretë si president i Kinës Botë Xi Jinping merr mandatin e tretë si president i Kinës

Xi Jinping ka falënderuar partinë për besimin, ndërsa ka thënë se është i bindur se shteti do të bëjë hapat e duhur para.

“Tash po bëjmë hapa me optimizën në rrugëtimin e ri për të kthyer Kinën në një shtet socialist modern në të gjitha aspektet”, tha Xi. “Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe botës i duhet Kina”.