Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zgjidhet kryeministër i Kinës aleati i ngushtë i presidentit Xi Jinping

Parlamenti kinez e ka zgjedhur për kryeministër njeriun e emëruar në këtë pozitë nga presidenti, Xi Jinping.

Li Qiang, ish-udhëheqësi i Partisë Komuniste të qytetit më të madh të vendit, Shangait, tani do të udhëheqë qeverinë, duke zëvendësuar Li Keqiang i cili ka dalë në pension, raportoi BBC-ja të shtunën.

63-vjeçari mori votat e më shumë se 2900 delegatëve në Kongresin Popullor Kombëtar.

Si një aleat i ngushtë i Xi, ai shihet si një pragmatist dhe do të ngarkohet me ringjalljen e ekonomisë së Kinës, e cila ndodhet në vështirësi.

Emërimet e reja të ministrave pritet të shpallen të dielën.

Asnjë gazetar nuk u lejua të qëndrojë në Parlament ndërsa votat hidheshin gjatë një takimi të Parlamentit të Kinës.

Edhe Kujtohet lideri që mund t’ia kthente namin Kinës Botë Kujtohet lideri që mund t’ia kthente namin Kinës

Li - i cili tani është zyrtari i dytë më i lartë në sistemin politik të Kinës, mori gjithsej 2,936 vota, me vetëm tre delegatë që votuan kundër emërimit të tij dhe tetë abstenuan.

Më pas ai u betua se do të ishte besnik ndaj kushtetutës së Kinës dhe se do të "punonte shumë për të ndërtuar një vend socialist të begatë, të fortë, demokratik, të civilizuar, harmonik dhe të madh modern".

Li ishte shefi i kabinetit të presidentit Xi në fillim të viteve 2000, kur Xi ishte shef i partisë në provincën Zhejiang. Li u emërua sekretar partie i Shangait në vitin 2017.