Flamujt janë ulur në gjysmështizë në Kinë për funeralin e ish-kryeministrit Li Keqiang (Li Këqang).
Li ka vdekur nga sulmi në zemër më 27 tetor. Shteti komunist nuk i ka kushtuar shumë rëndësi vdekjes së tij, por kinezët e zakonshëm e kanë përkujtuar, duke u përkulur para trupit të tij.
Li, 68-vjeçar, dikur ishte cilësuar si lider i ardhshëm i Kinës.
Por pushtetin ia mori dhe më vonë e largoi nga skena politike, lideri aktual Xi Jinping, i cili ka centralizuar pushtetin përreth tij gjatë 10 vjetëve të fundit.
Partia Komuniste e ka cilësuar ish-kryeministrin si ushtar të testuar nga koha dhe i bëri thirrje popullit që pikëllimin ta kthejë në fuqi.
Mirëpo shumë analistë besojnë se puna e tij si kryeministër ishte e madhe dhe kinezët e kanë përkujtuar burrin që ka mundur ta kthejë Kinën, që ata e kanë humbur nën regjimin e presidentit aktual.
Edhe
Zgjidhet kryeministër i Kinës aleati i ngushtë i presidentit Xi Jinping
Li ka shërbyer si kryeministër i Kinës për dhjetë vjet deri në marsin e këtij viti.
Ishte ekonomist me përvojë, mirëpo ka dështuar të bëjë reforma ekonomike nën regjimin e presidentit, i cili ka marrë kontrollin e plotë të ekonomisë kineze.