Kreu i Programit të Zhvillimit të OKB-së thotë se Gaza vlerësohet të ketë humbur "dekada" të zhvillimit.
Sipas tij, tash kur marrëveshja e armëpushimit është arritur, dhe në fazat e mëtejme pritet të diskutohet për Gazën e pasluftës, 40 milionë tonë rrënoja duhet të hiqen nga enklava.
"Kemi të bëjmë me 40 milionë tonë rrënoja që duhen hequr. Këto rrënoja janë shumë të rrezikshme, janë toksike, kanë mjete të pashpërthyera”, ka thënë Achim Steiner për programin Newsday të BBC World Service.
Steiner, i cili po mbikëqyr përpjekjet për të mbështetur rindërtimin dhe ristrehimin e njerëzve të zhvendosur, ka thënë se nevojitet një përpjekje e madhe për të pastruar rrënojat në mënyrë që njerëzit të mund të kthehen në shtëpitë ose strehimoret e tyre.
Steiner ka thënë gjithashtu se ndërprerja e plotë e luftimeve dhe qasja në ndihma humanitare në Gaza janë prioritetet kryesore në 42 ditët e para pas marrëveshjes së armëpushimit.
Edhe
Mund të duhen 14 vjet për t’i larguar rrënojat nga Gaza, thotë OKB-ja
"Ne kemi vazhduar të përballemi me kufizime të mëdha në drejtim të aftësisë për të dërguar furnizime dhe mallra në Gaza. Ne duhet të krijojmë qasje, ne duhet të krijojmë siguri që do të mundësojë që ndihmat për shpëtimin e jetës të mund të futen”, është shprehur ai.
LEXO EDHE:
-
Kriza shëndetësore në Gazë do të zgjasë për gjenerata, paralajmëron OBSH-ja
-
Turqia dërgon specialistë për të ndihmuar në gjetjen e trupave nën rrënojat e Gazës
-
Disa vende të gatshme për të financuar rindërtimin e Gazës në vlerë prej 70 miliardë dollarësh
-
Izraeli fillon fazat e para të ofensivës së re, palestinezët ikin nga qyteti i Gazës