Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vizitoi të martën qytetin Sloviansk, afër Donbasit, ku po zhvillohet vija e parë e luftimeve me trupat ruse.
Zelensky u pa në një video të publikuar në mediat online, pranë tabelës që shënon hyrjen në këtë qytet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi bëri thirrje për një minutë heshtjeje për ushtarët ukrainas, të vrarë kundër trupave ruse.
Nga Presidenca ishte paralajmëruar vizita e Zelenskyt pranë vijës së parë të frontit, ku tash e disa muaj, pati luftime të shtuara.
Ndërkohë, pa probleme nuk është as Kievi. Në kryeqytet, rreth 40 për qind e popullatës kanë ngelur pa furnizim të plotë me energji elektrike, pasi ushtria ruse shkatërroi centralet e energjisë elektrike.