Botë

Presidentja Tsai trimëron ushtrinë tajvaneze

Presidentja e Tajvanit u ka thënë njësiteve ushtarake të ishullit të vetëqeverisur që të ruajnë qetësinë përballë fluturimeve të përditshme të aeroplanëve luftarakë dhe prej manovrave të luftanijeve të Kinës.

Ajo ka theksuar se Tajvani nuk do të lejojë Pekinin të provokojë konflikt.

Kina po vazhdon presionin ushtarak ndaj Tajvanit qe disa javë pas vizitës së kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi, në fillim të gushtit në Taipei.

Pekini fillimisht u hakmor me manovra ushtarake në ujëra dhe qiell afër Tajvanit.

Gjithashtu shkrepi raketa mbi qiellin e ishullit, një pjesë e të cilit është pjesë e zonës ekonomike ekskluzive të Japonisë.

Kina dërgoi edhe luftanije dhe bombardues rreth e përqark ishullit të vetëqeverisur.