Ushtria kineze ka nisur stërvitjet treditore në kufi me Tajvanin. Qeveria tajvaneze ka njoftuar se Kina ka dërguar dhjetëra luftanije dhe aeroplanë në kufi me Tajvanin.
Këto stërvitje ushtarake të Kinës kanë nisur në shenjë hakmarrjeje ndaj vizitës së Kryetarit të Dhomës të SHBA-së, Kevin McCarthy.
Pekini ishullin e vetëqeverisur e cilëson si territor të Kinës. Ministria e Mbrojtjes në Tajvan ka deklaruar se veprimet e Kinës jo vetëm se cenojnë paqen dhe stabilitetin, por kanë ndikim negativ në sigurinë rajonale.
Tajvani është ndarë nga Kina pas luftës civile të vitit 1949.
Partia Komuniste në Kinë ka deklaruar se ishulli është i obliguar t’i bashkohet territorit kinez, nëse është e nevojshme edhe me forcë.
Pekini ka thënë se kontaktet me zyrtarët e huaj që bëjnë thirrje për pavarësinë zyrtare të Tajvanit, janë hapa që mund ta nisin luftën.
-
Tajvani i gatshëm për përballje me ushtrinë kineze
-
Tajvani i kundërpërgjigjet Kinës me stërvitje ushtarake
-
Tajvani thotë se Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth tij
-
Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit duke simuluar bllokadën në portet kryesore
-
Kina fillon stërvitje të befasishme ushtarake rreth Tajvanit