Kina ka kryer ushtrime ushtarake përreth Tajvanit në shenjë paralajmërimi ndaj marrëveshjes, siç ka thënë, mes “separatistëve dhe forcave të huaja”, pak ditë pasi zëvendëspresidenti i ishullit tajvanez vizitoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëvendëspresidenti William Lai ka vizituar Paraguain për të forcuat lidhjet diplomatike të Tajvanit dhe gjatë kthimit është ndalur në SHBA.
Kina komuniste insiston se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe se nuk ka të drejtë për marrëdhënie ndërkombëtare.
Tajvani ka dënuar ushtrimet kineze, të cilat i ka quajtur provokim. Ka deklaruar se do të angazhojë forca ushtarake në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë. Tajvani është shprehur i gatshëm që ballafaqohet me kërcënimet nga ushtria kineze.
Tajvani dhe Kina janë ndarë në vitin 1949 pas luftës civile që i dha fund kontrollit komunist në ishull.
-
Kina teston ushtrinë në kufi me Tajvanin
-
Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit duke simuluar bllokadën në portet kryesore
-
Kina fillon stërvitje të befasishme ushtarake rreth Tajvanit
-
Kina nis lojëra luftarake rreth Tajvanit, shkakton zemërimin në Taipei e shqetësim nga SHBA
-
Kina i përfundon stërvitjet ushtarake rreth Tajvanit