Presidentja e Tajvanit, Tsai Ing-wen ka theksuar se paqja me Kinën është “opsioni i vetëm”, ndërsa pohoi fuqishëm se do ta mbrojnë ishullin nga kërcënimet e Pekinit i cili synon që ta pushtojë.
Tsai tha se komuniteti ndërkombëtar e sheh stabilitetin në ngushticën e Tajvanit si “të domosdoshëm”.
Kina e sheh Tajvanin si territorin e saj derisa ka dërguar anije dhe avionë luftarakë nëpër ngushticën e Tajvanit në një përpjekje për ta frikësuar popullsinë prej 23 milionë banorësh, të cilët fuqishëm favorizojnë status-quo-në e pavarësisë de-fakto.
Partia Demokratike Progresive e Tsait do të insistojë në ruajtjen e pushtetit edhe në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, me qëllimin për t’i mposhtur nacionalistët të cilët zyrtarisht e mbështesin bashkimin midis palëve që u ndanë në luftën civile në vitin 1949.
Derisa ka përmendur nëndetësen e ndërtuar në Tajvan, Tsai ka thënë se ky është përparim i madh në industrinë vendase të armëve.
Kina ka ndërprerë shumicën e komunikimeve me qeverinë e Tsait menjëherë pasi ajo mori detyrën në vitin 2016.
-
Trumpi paralajmëron se do ta thyejë protokollin 47-vjeçar në lidhje me Tajvanin
-
Presidenti tajvanez thotë se vendi i tij nuk i përket Pekinit
-
Tajvani kundërshton komentet e Xi-së në lidhje me pavarësinë e ishullit
-
Liderja e opozitës në Tajvan dhe Xi Jinping aspirojnë “ringjalljen” e popullit kinez
-
Xi i kërkon Trumpit “të ketë kujdes” kur armatos Tajvanin