Presidenti i Tajvanit, Lai Ching, ka deklaruar të dielën se shprehja “pavarësia e Tajvanit” do të thotë se ishulli nuk i përket Pekinit dhe se vetëm populli tajvanez mund të vendosë për të ardhmen e tij.
Komentet e Lait, që përsërisin qëndrimet e tij të mëparshme, vijnë disa ditë pasi presidenti Donald Trump u takua me homologun e tij kinez, Xi Jinping, në Pekin, në një samit që ngriti shqetësime në Tajvan lidhur me mbështetjen amerikane për ishullin.
Kina e konsideron Tajvanin e vetëqeverisur demokratikisht si territor të sajin dhe madje nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta vënë nën kontrollin e Pekinit, veçanërisht nëse gjykon se ishulli po kërkon pavarësi formale.
Mirëpo, duke folur në Taipei, Lai ka thënë se qeveria tajaveze mbron qëndrimin se sovraniteti i Tajvanit nuk mund të cenohet apo aneksohet dhe se e ardhmja e tij duhet të vendoset nga populli i tij.
-
Trumpi paralajmëron se do ta thyejë protokollin 47-vjeçar në lidhje me Tajvanin
-
Trumpi paralajmëron Tajvanin pas takimit me Xi-në: Mos e shpallni pavarësinë
-
Tajvani kundërshton komentet e Xi-së në lidhje me pavarësinë e ishullit
-
Trump: Xi më ka siguruar se nuk do të veprojë ndaj Tajvanit sa të jem unë në detyrë
-
Trump dhe Xi mbyllin bisedimet “shumë të suksesshme”, por dallimet mbesin