Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kina paralajmëron për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

Ushtria e Kinës njoftoi stërvitje të reja ushtarake të hënën në detet dhe hapësirën ajrore rreth Tajvanit - një ditë pas përfundimit të planifikuar të stërvitjeve të saj më të mëdha ndonjëherë për të protestuar kundër vizitës së javës së kaluar në Taipei të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi.

Komanda Lindore e Kinës tha se do të kryejë stërvitje të përbashkëta duke u fokusuar në operacionet kundër nëndetëseve dhe sulmeve detare - duke konfirmuar frikën e disa analistëve të sigurisë dhe diplomatëve se Pekini do të vazhdojë të mbajë presion mbi mbrojtjen e Tajvanit, raportoi Reuters të hënën.

Vizita e Pelosit në Tajvan javën e kaluar zemëroi Kinën, e cila e konsideron ishullin e vetëqeverisur si të sajin dhe u përgjigj me lëshime testuese të raketave balistike mbi Taipei për herë të parë, si dhe duke hequr disa linja dialogu me Washingtonin.

Kohëzgjatja dhe vendndodhja e saktë e stërvitjeve të fundit nuk dihet ende, por Tajvani tashmë ka lehtësuar kufizimet e fluturimit pranë gjashtë zonave të mëparshme të stërvitjes kineze që rrethojnë ishullin.