Ushtria e Kinës ka thënë të mërkurën se stërvitjet e mbajtura rreth Tajvanit në përgjigje të vizitës në ishull të kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kishin përfunduar, shkruan Bloomberg.
Megjithatë, Ushtria kineze u zotua të vazhdojë patrullimet e rregullta pranë ishullit.
Deklarata e Ushtrisë së Kinës i dha fund paqartësisë mbi statusin e stërvitjeve që kishin filluar qe një javë.
Kina mbajti stërvitje të paprecedentë ushtarake rreth Tajvanit në vazhdën e vizitës së Pelosit, duke përfshirë lëshimin e mundshëm të raketave mbi Taipein, kryeqytetin tajvanez.
Përshkallëzimi ka ngritur frikën në të gjithë rajonin se mund çojë në një konflikt më të gjerë aziatik.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit
-
Bideni i shqetësuar me stërvitjet ushtarake të Kinës rreth Tajvanit
-
Kina paralajmëron për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit
-
Ushtria e Tajvanit në gatishmëri pas njoftimit të Kinës për tri ditë stërvitje ushtarake
-
Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit duke simuluar bllokadën në portet kryesore