Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ushtria e Tajvanit në gatishmëri pas njoftimit të Kinës për tri ditë stërvitje ushtarake

Ushtria e Tajvanit ka rritur nivelin e gatishmërisë, pak kohë pasi që kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesëve në Kongresin e SHBA-së, Nancy Pelosi, u takua me presidenten e Tajvanit, Tsai Ing-wen.

Autoritetet e Tajvanit kanë thënë se do të përkujdesen për stabilitetin dhe sigurinë rreth ishullit, raporton BBC.

Rritja e nivelit të gatishmërisë së Ushtrisë së Tajvanit vjen pasi që Kina ka njoftuar për tri ditë manovra ushtarake rreth ishullit, duke filluar nga dita e enjte.

Qeveria e Tajvanit ka kritikuar këtë lëvizje, duke thënë se manovrat e Kinës do të çojnë në bllokim nga ajri dhe deti.

“Këto manovra pushtojnë hapësirën territoriale të Tajvanit dhe çojnë në bllokim të hapësirës ajrore dhe detare të Tajvanit”, është thënë nga ushtria.

Shtetet fqinje aziatike kanë reaguar dike bërë thirrje për dialog.

Edhe Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit Botë Kina njofton për stërvitje të reja ushtarake rreth Tajvanit

Koreja e Jugut ka thënë se do të mbajë komunikim të ngushtë me gjitha shtetet e përfshira dhe u ka bërë thirrje për dialog e bashkëpunim.

Ndërkohë Japonia ka shprehur shqetësimin për planet e Pekinit për stërvitje ushtarake, që thuhet se do të ndodhin në ujërat rreth territorit të saj. Japonia ka ishuj në afërsi të Tajvanit.

Ndërkohë Koreja e Veriut ka kritikuar vizitën e Pelosit, duke e quajtur si ndërhyrje amerikane në çështjet e shteteve tjera.