Një burrë nga Kalifornia ka thënë se ka tri video që provojnë se bashkëshortja e tij e ka helmuar me lëng për zhbllokimin e gypave të quajtur “Drano”, që nga korriku, raportoi CBS të mërkurën.
“Ajo kap shishen, e derdh, e mbyll dhe e vë te lavamani sikur asgjë nuk ndodhte”, tha avokati i burrit, Steven Hittelman.
Dermatologia Yue Yu u arrestua për dyshimin për helmim të bashkëshortit të saj.
Sipas policisë, bashkëshorti Jack Chen ishte sëmurë gjatë atij muaji dhe kishte ngritur dyshime se sëmundja i erdhi nga dora e gruas së tij, e cila besoi se po e helmonte.
Përveç shijes së kimikateve në gojë, Chen u diagnostikua me ulcerë në stomak dhe inflamacion të ezofagut.
Më pas ai vuri kamerat në kuzhinë dhe bëri zbulimin.
Edhe
A mund të shkaktojnë kancer zbutësit e rrobave dhe fletët për tharësen e rrobave?
Chen bëri kërkesë për urdhër ndalimi kundër gruas së tij. Ajo është liruar nga burgu.
Në dokumentet e gjykatës thuhet se abuzimi verbal, fizik dhe emocional zgjatej edhe te dy fëmijët e tyre.
“Nëse fëmijët tanë ia bënin të ditur se kënaqeshin të kalonin kohë me mua, ose tregonin dashuri për mua, ajo do t’i fuste në dhomën e tyre dhe do t’u bërtiste deri të sigurohej se nuk do të tregonin dashuri më për mua”, tha Chen.