Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjarpri helmues përfundon brenda fshesës elektrike

Një kapës i gjarpërinjve u ftua në një shtëpi në Australi pasi një gjarpër kishte përfundur në një fshesë elektrike, shkroi Upi.

Drew Godfrey tha se mori telefonatë nga një çift që vuri re se diçka po lëvizte brenda fshesës, ndërsa në fillim s'e patën idenë se çka ishte.

“Ai më thirri shpejt duke thënë të mos shqetësohej gruaja pasi ajo kishte pastruar me fshesë. Unë ia shpjegova se ata (gjarpërinjtë) janë specie të mbrojtura me ligj dhe do të ishte mizore t'i linim të bllokuar aty”, deklaroi kapëse australian, derisa u publikuan pamjet e momentit kur gjarpri helmues u hoq prej aty.

Godfrey tha se gjarpri u largua me sukses i padëmtuar, ndërsa e liroi në një fushë të thatë.

Artikuj të ngjashëm