Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Gjarpri shumë helmues futet në dhomën e 7-vjeçares në Australi

Një gjuetar gjarpërinjsh u ftua në shtëpinë e një familjeje në Australi pasi një gjarpër shumë helmues ishte gjetur në dhomën e vajzës 7-vjeçare.

Upi ka shkruar se në dhomën e vajzës kishte hyrë gjarpri i zi me bark të kuq që konsiderohet “shumë toksik” dhe me potencial vdekjeprurës.

Gjuetari ia doli që ta kapte zvarranikun dhe ta shpëtonte vajzën, derisa familjarët thanë se ishin tmerruar.

Gjarpri u zhvendos në një zonë të shkretë dhe u la i lirë.