Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Rahovec ka përdorur medikamente e detergjente të ndryshme pasi ka pasur mosmarrëveshje më bashkëshortin e saj, i cili thuhet se është arrestuar.
Sipas Policisë rasti ka ndodhur të enjten dhe është cilësuar si dhunë në familje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sjellë në emergjencë pasi që, dyshohej se e njëjta pas një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar dyshohet se ka përdorur medikamente dhe detergjente të ndryshme. Viktima është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara brenda një dite
-
Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit
-
Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë
-
Intervistohet nga policia një person në Hajvali, dyshohet që e shtyu shkallëve bashkëshorten
-
Tetë raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit