Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina dhe Polonia me kontroll të përbashkët doganor, Zelensky e quan revolucion

Ukraina dhe Polonia janë pajtuar të dielën për të vendosur një kontroll të përbashkët doganor kufitar, si dhe për të punuar me një kompani të përbashkët hekurudhore për të lehtësuar lëvizjen e njerëzve dhe për të rritur potencialin eksportues të Ukrainës, njoftoi të hënën Reuters.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe homologu polak, Andrzej Duda ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit midis vendeve gjatë një takimi të realizuar në Kiev më 22 maj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Kufiri polako-ukrainas duhet të bashkohet dhe jo të jetë i ndarë", ka thënë Duda para ligjvënësve ukrainas. Ai u bë lideri i parë i huaj që mban fjalim në Parlamentin e Ukrainës që nga pushtimi rus më 24 shkurt.

Zelenskiy e ka quajtur kontrollin e përbashkët doganor si veprim revolucionar.

"Kjo do të përshpejtojë ndjeshëm procedurat kufitare”, ka thënë ai.

Shumica e refugjatëve ukrainas që ikin nga lufta, kanë kaluar në Bashkimin Evropian përmes pikave kufitare në Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani.

Polonia u ka dhënë të drejtën për të jetuar dhe punuar dhe për të kërkuar pagesa të sigurimeve shoqërore për mbi tre milionë ukrainasve.

Ministri i Infrastrukturës së Ukrainës, Oleksander Kubrakov, ka njoftuar se dy vendet po punojnë për lehtësimin e transportit të mallrave të Ukrainës në Bashkimin Evropian.

“Ne po punojmë gjithashtu për krijimin e një kompanie hekurudhore të përbashkët për të rritur potencialin eksportues të ekonomisë ukrainase”, ka shtuar Kurbakov.