4.676 banorë janë zhvendosur të enjten përmes korridoreve të evakuimit, ka njoftuar zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk.
Ajo ka bërë të ditur se 3.256 banorë janë larguar nga zonat e Mariupolit, Polohyt, Vasylivkas, Berdianskut dhe Melitopolit, të cilët janë drejtuar për në Zaporizhzhia, raportoi CNN-i.
Ndërkaq, 1.420 të tjerë janë zhvendosur nga qytetet Lisichansk, Severodonetsk, Rubizne dhe Kreminna në rajonin e Luhanskut.
Vereshchuk ka shtuar se nëntë autobusë janë duke shkuar në Melitopol për të ndihmuar me evakuimin e mëtejmë dhe për të ofruar ndihmë humanitare.
“Dy autobusë mbërritën në qytetin Tomak të enjten dhe do të nisen për në Zaporizhzhia të premten. Gjithashtu të premten, autobusët do të dërgohen nga Zaporizhzhia për të evakuuar njerëzit e Berdianskut”, ka thënë Vereshchuk.
-
Katër autobusë me refugjatë janë larguar të mërkurën nga Mariupoli
-
3.376 civilë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare sot në Ukrainë
-
Shtatë korridore humanitare të rënë dakord për sot në Ukrainë
-
Afro 2000 civilë po pritet të evakuohen të premten nga Mariupoli
-
Ukraina dërgon 45 autobusë në Mariupol për të evakuuar civilët