Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina dërgon 45 autobusë në Mariupol për të evakuuar civilët

Qeveria e Ukrainës i ka dërguar 45 autobusë për të evakuuar civilët nga qyteti i rrethuar Mariupol, ka njoftuar zëvendëkryeminisrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, për “The Guardian”.

17 autobusë raportohet se janë nisur për në Mariupol nga Zaporizhzhia që është afro 220 kilometra larg.

“Sot, ne kemi pranuar një mesazh nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar se Federata Ruse ka konfirmuar gatishmërinë për të hapur qasjen për konvojet humanitare në qytetin Mariupol me tranzit nëpërmjet qytetit Berdiansk”, ka thënë Vereshchuk, në një video-mesazh të postuar në Telegram. “Jemi duke dërguar 45 autobusë për te korridoret në Mariupol”.

AFP ka thënë se 28 autobusë tjerë janë duke pritur autorizimin për të kaluar nëpërmjet postbllokut rus në Vasylivka, në afërsi të Zaporizhzhias.

“Do të bëjmë çdo gjë të mundur për t’u siguruar që autobusët të arrijnë në Mariupol sot dhe të marrim njerëzit”, ka thënë Vereshchuk.

Rusia më herët sot ka njoftuar për një armëpushim në Mariupol në mënyrë që të evakuohen qytetarët.