Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër autobusë me refugjatë janë larguar të mërkurën nga Mariupoli

Katër autobusë të cilët po evakuonin njerëz nga Mariupoli të mërkurën kanë kaluar nga korridori humanitar, ka thënë zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

Ata e kanë kaluar natën në qytetin e Berdyanskas dhe zyrtarët po prisnin për ta në Zaporizhzhia, ka thënë Iryna Vereshchuk në rrjetet sociale.

Evakuimi i grave, fëmijëve dhe të moshuarve mund të vazhdojë sot, ka thënë ajo, shkruan BBC.

“Situata e sigurisë është e vështirë, gjërat mund të ndryshojnë”, ka thënë ajo.

Ukraina ka bërë përpjekje të vazhdueshme për t'i evakuuar 6000 njerëz të tjerë nga qyteti.

Vereshchuk më herët ka thënë se një korridor evakuuimi nuk ka funksionuar ashtu siç ishte planifikuar për faj të Rusisë.