Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Në Ukrainë vetëm të dielën janë evakuuar mbi 7 mijë qytetarë

Një total prej 7.295 persona janë evakuuar nga qytetet ukrainase të dielën përmes korridoreve humanitare, ka thënë ministrja Iryna Vereshchuk.

Katër nga shtatë rrugët e planifikuara ishin të sigurta dhe kanë punuar, ka thënë ajo, transmeton BBC.

Në total 3985 persona janë evakuuar nga Mariupoli në Zaporizhzhia, ka thënë ajo, duke shtuar se qeveria planifikon të dërgojë edhe 50 autobusë të tjerë për refugjatët në Mariupol.