Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Autoritetet në Mariupol u bëjnë thirrje banorëve të largohen

Civilët duke u larguar nga Mariupoli

Kryetari i Mariupolit, Vadim Boychenko ka thënë se korridoret e evakuimit mes Mariupolit dhe Zaporizhzhias janë të hapura nga ora 14:00, me orë lokale.

Boychenko ka thënë se banorët mund të marrin autobusët nga qyteti dhe do të ndalen afër Azovestalit, ku ushtarët ukrainas janë duke qëndruar, shkruan BBC.

Boychenko ka thënë se “gjatë këtyre ditëve të vështira, ju keni mbijetuar në kushte jonjerëzore. Ju keni qenë në mungesë të informatave, pa asnjë qasje në informacione”.

Zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk ka thënë se plani i evakuimit përfshinë korridor humanitar për gra, fëmijë dhe të moshuar.