Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia paralajmëron korridor humanitar për evakuim nga Azovstali nga e enjtja

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se do të hapë korridoret e evakuimit nga fabrika e Azovstalit në Mariupol, të enjten.

Evakuimet do të zgjasin për 3 ditë.

“Më 5, 6 dhe 7 maj 2022, nga ora 08:00 deri në orën 18:00, në përputhje me vendimin e udhëheqjes së Federatës Ruse, i cili bazohet në parimet humane, Forcat e Armatosura Ruse do të hapin korridore humanitare nga territori i uzinës metalurgjike Azovstal për evakuimin e civilëve (punëtorë, gra dhe fëmijë), prania e të cilëve në objektet nëntokësore të uzinës u njoftua edhe një herë nga autoritetet e Kievit", njoftoi të mërkurën Ministria ruse e Mbrojtjes, raporton CNN-i.

Sipas njoftimit, gjatë kësaj periudhe, Rusia do të ndërpresë çdo armiqësi.

“Gjatë kësaj periudhe, Forcat e Armatosura Ruse dhe formacionet ushtarake të Republikës Popullore të Donetskut do të ndërpresin në mënyrë të njëanshme çdo armiqësi, njësitë ushtarake do të tërhiqen në një distancë të sigurt dhe do të sigurojnë evakuimin e civilëve në çdo drejtim që ata dëshirojnë, si në territorin e Federatës Ruse ashtu edhe në zonat e kontrolluara nga autoritetet e Kievit”, thuhet tutje në deklaratë.

Edhe Ukraina arrin marrëveshje për evakuimin e ushtarëve të plagosur në fabrikën e çelikut Botë Ukraina arrin marrëveshje për evakuimin e ushtarëve të plagosur në fabrikën e çelikut

Më herët të mërkurën, ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba e quajti fabrikën e çelikut ku civilët dhe ushtarët po strehohen për dy muaj nga sulmet ruse, një "fortesë e rezistencës ukrainase".

Falë përpjekjeve të përbashkëta midis autoriteteve ukrainase, Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, ditëve të shkuara u evakuuan më shumë se 100 civilë nga kjo fabrikë.