Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk ka thënë se 3.376 civilë janë evakuuar përmes korridoreve humanitare sot në Ukrainë, derisa zyrtarët vazhdojnë të përcjellin njerëz nga disa qytete tjera në Ukrainën lindore, shkruan Sky News.
Kjo vjen pasi një autokolonë evakuimi e shoqëruar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq mbetet i bllokuar në qytetin lindor të Manhushit.
Më herët është raportuar se ekipi i KNKK-së ishte ndaluar nga policia gjatë një përpjekjeje për të arritur në qytetin e rrethuar të Mariupolit.
Përpjekjet e përsëritura për të organizuar evakuime masive nga qyteti kanë dështuar gjatë ditëve të fundit.
Artikuj të ngjashëm