Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrihet marrëveshja për korridore humanitare në Mariupol

Civilët duke u larguar nga Mariupoli

Ukraina ka arritur marrëveshje preliminare me Rusinë për hapjen e korridoreve humanitare për të evakuuar gratë, fëmijët dhe të moshuarit nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka thënë se situata në Mariupol është katastrofale.

“Duke marrë parasysh situatën katastrofale humanitare në Mariupol, ne do të përqendrojmë angazhimin tonë sot”, tha Vereshchuk, në një postim në Facebook.

Në të kaluarën, korridore të tilla të evakuimit janë hapur me vështirësi.

Trupat ruse janë akuzuar se po bllokojnë konvojet e autobusëve në postblloqe.

Po ashtu është akuzuar se dhunshëm po zhvendos mijëra civilë për në Rusi.

Artikuj të ngjashëm