Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia thotë se anijet e bllokuara mund të largohen nga Mariupoli

Mariupol

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar se do të hapë korridore humanitare detare për të lejuar që anijet e huaja të ngujuara në Mariupol të largohen, raporton BBC.

Kanë kaluar më pak se një javë që kur Mariupoli ka rënë në duar të rusëve pas gati tre muaj bombardime.

Mariupoli ishte shënjestër kyçe e rusëve që nga fillimi i pushtimit. Mariupoli i jep Rusisë një lidhje tokësore për në Krime (të aneksuar në vitin 2014) dhe kontroll të plotë të detit Azov, duke ia bllokuar Ukrainës tregtinë detare.

“Një korridor humanitar do të organizohet 115 milje e gjatë dhe dy milje e gjerë, në drejtim të Detit të Zi”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Brendshme të Rusisë.

Nuk dihet ende se sa anije të huaja po mbahen në Mariupol, apo se kujt i takojnë.