Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka njoftuar për një armëpushim në qytetin e rrethuar Mariupol, duke filluar nga mëngjesi i të enjtes, për të lejuar civilët që të evakuohen.
“Që të lejojmë këtë operacion humanitar që të ketë sukses, ne propozojmë të marrë pjesë direkt Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe po ashtu Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq”, ka thënë Ministria e Rusisë.
Korridoret humanitare nga Mariupoli te Zaporizhzhia, nëpërmjet qytetit Berdiansk që kontrollohet nga rusët, do të hapen rreth orës 10:00 me kohë lokale.
Ukraina nuk i ka komentuar këto deklarata.
Artikuj të ngjashëm
-
Rusia thotë se anijet e bllokuara mund të largohen nga Mariupoli
-
Rusia thotë se është e gatshme për armëpushim që t’i lejojë trupat ukrainase të largohen nga Mariupoli
-
Arrihet marrëveshja për korridore humanitare në Mariupol
-
Ukraina pajtohet për korridoret humanitare të evakuimit të propozuara
-
Rusia paralajmëron armëpushim të përkohshëm që të evakuohen civilët