Rusia është e gatshme të bëjë armëpushim për t’i lejuar trupat ukrainase të largohen nga fabrika e çelikut Azovstal që të shpëtojnë nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes.
Sipas komunikatës nga kjo Ministri, Moska është e gatshme të ndalojë të shtënat për të lejuar që njerëzit të largohen, nëse forcat ukrainase dorëzojnë armët.
“Ne deklarojmë edhe një herë se Rusia është e gatshme në çdo moment të vendosë një regjim heshtjeje dhe të shpallë një pauzë humanitare për evakuimin e civilëve”, citon BBC të ketë thënë Ministria e Mbrojtjes.
Sipas Rusisë, armëpushimi do të fillonte me "ngritjen e flamujve të bardhë" nga Ukraina.
Propozime të ngjashme janë bërë nga Rusia ditët e fundit, të gjitha këto janë injoruar nga trupat ukrainase të strehuara në vend.
-
Putini kërkon dorëzimin e luftëtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol
-
Rusia paralajmëron korridor humanitar për evakuim nga Azovstali nga e enjtja
-
Rusia premton t’i lejojë civilët të largohen nga fabrika e rrethuar e çelikut në Mariupol
-
Ukraina bën thirrje që civilët dhe ushtarët e plagosur të mund të largohen nga Azovstali
-
Ukraina e gatshme t’i lirojë të burgosurit rusë nëse lejohet evakuimi i sigurt nga Mariupoli