Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina bën thirrje që civilët dhe ushtarët e plagosur të mund të largohen nga Azovstali

Tanket ruse afër fabrikës Azovstal

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, ka kërkuar nga Rusia që të hapet një korridor humanitar për të lejuar civilët të ikin nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol, ku shumë prej tyre janë duke u fshehur, raporton BBC.

Vereshchuk ka folur pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka anuluar planet për ta sulmuar fabrikën e Azovstalit.

“Janë rreth 1000 civilë e rreth 500 ushtarë të plagosur atje. Të gjithë duhet të largohen nga Azvostali sot”, ka shkruar Vereshchuk në Telegram.

Të mërkurën, një komandant i marinës ka dërguar nga fabrika një mesazh duke thënë se ushtarët e plagosur që janë ngujuar në fabrikë, po vdesin në mungesë të ilaçeve dhe furnizimit.

Ai ka bërë thirrje për evakuim.