Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia premton t’i lejojë civilët të largohen nga fabrika e rrethuar e çelikut në Mariupol

Civilët duke u larguar nga Mariupoli

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se trupat e saj do të ndalojnë armiqësinë për të lejuar civilët ukrainas të largohen nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol të Ukrainës.

Sipas njoftimit, kjo leje për civilët e bllokuar në fabrikë, hyn në fuqi të hënën nga ora 14:00 sipas kohës në Moskë, raportoi Reuters të hënën.

Ministria tha se çdo civil i bllokuar në objekt mund të largohet në cilindo drejtim që zgjedh.

Armëpushimet e mëparshme për të lejuar evakuimin e civilëve nga Mariupol kanë dështuar ose nuk janë respektuar nga forcat ruse.

Pavarësisht se presidenti rus Vladimir Putin deklaroi javën e kaluar se ushtarët e tij nuk do të përpiqen të hynë në uzinën e Azovstalit, forcat e armatosura ukrainase raportojnë se trupat ruse janë përpjekur të sulmojnë kompleksin të dielën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se bisedimet e paqes me Rusinë do të jenë të pamundura nëse ushtarët dhe civilët e strehuar në fabrikën e çelikut do të vriten.

Edhe Putini kërkon dorëzimin e luftëtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol Botë Putini kërkon dorëzimin e luftëtarëve ukrainas që ndodhen në fabrikën e çelikut në Mariupol

Besohet se në këtë fabrikë janë duke u strehuar rreth 1000 civilë ukrainas, ndërsa furnizimet ushqimore janë duke mbaruar.

Ukraina zyrtare i ka mohuar pretendimet ruse për arritjen e marrëveshje rreth largimit të civilëve nga kjo zonë.