Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Evakuohen civilë nga fabrika e çelikut në Mariupolin e rrethuar

Në këtë video ku shihen civilët duke u evakuuar nga fabrika e çelikut, “Azovstal” në Mariupol, është shpërndarë nga Regjimenti Azov i ushtrisë së Ukrainës.

Në pamje shihen civilët duke u ngjitur dhe ecur nëpër rrënoja të uzinës, por edhe gra e fëmijë që hipin në autobus.

Më shumë se 100 mijë persona besohet se ende janë të bllokuar në Mariupol, përfshirë një mijë civilë që ndodhen me rreth dy mijë luftëtarë ukrainas në bodrumin e fabrikës së kohës sovjetike.

Evakuimin e fundit e kanë konfirmuar edhe zyrtarët e lartë të Qeverisë së Volodymir Zelenskyy.

“Më shumë se 100 persona janë evakuuar, dhe operacioni po vazhdon. Krejt kjo është bërë e mundshme falë kontrollit të presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelenski, Antonio Guterreshit, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Ne jemi shumë mirënjohës. Hollësitë do të bëhen të ditura më vonë. Shpresoj se do të takojmë banorët e Mariupolit, të cilët janë detyruar të qëndrojnë më shumë se pesëdhjetë ditë nën rrënoja pa ushqim, ujë, ose komunikim, vetëm duke besuar se do të shpëtohen. Dhe ne i shpëtuam”, ka thënë Iryna Vereshchuk, zëvendëskryeministre e Ukrainës.

Fabrika është vendi i vetëm në qytet që nuk është pushtuar ende nga ushtria ruse.

Krijimi i një pasqyre të qartë për fushëbetejën në lindje ka qenë i vështirë për shkak të bombardimeve ajrore dhe artilerisë që e kanë bërë jashtëzakonisht të rrezikshme punën për gazetarët.

Edhe presidenca ukrainase ka konfirmuar raportet për evakuimin.

“Natyrisht, faza tjetër e operacionit është që të nxirren të gjithë njerëzit. Ende ka shumë njerëz që kanë ngelur brenda dhe ka shumë probleme. Ky ishte armëpushimi i parë në uzinën e çelikut. Ka dy ditë që po zgjat ujdia. Shpresojmë të vazhdojmë bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare dhe të evakuojmë të gjithë nga Azovstali”, ka thënë Davyd Arakhamin, shef dege i fraksionit të Partisë së Shpëtimit.

Ushtria ukrainas dhe kryengritësit e mbështetur nga Moska po vazhdojnë luftimet në lindje, duke kufizuar skajshmërisht evakuimin dhe raportimin e mediave nga fushëbetejat.

Artikuj të ngjashëm