Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Të larguarit nga Mariupoli shohin dritën e diellit pas dy muajve

200 fëmijë brenda më pak se dy muajve të vrarë në Ukrainë

Dhjetëra civilë janë evakuuar nga qyteti port ukrainas, Mariupol, pas disa javësh nën rrethim nga forcat ruse brenda fabrikën e çelikut Azovstal.

Një grua, e cila ka qëndruar për rreth dy muaj brenda fabrikës, ka thënë se gjatë kësaj kohe nuk kishte parë dritë dielli me sy, raportoi BBC-ja të hënën.

Ajo tha se shpesh mendonte që nuk do të arrinte të mbijetonte.

Të dielën u evakuuan disa civilë nga kjo fabrikë me ndërmjetësimin e OKB-së dhe pajtimin e Rusisë e Ukrainës.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se një grup i madh është gjithashtu në rrugë për në Zaporizhzhia, rajon i kontrolluar nga Ukraina.

“Grupi i parë prej rreth 100 personash tashmë po shkon drejt zonës së kontrolluar. Të hënën do t'i takojmë ata në Zaporizhzhia. Faleminderit ekipit tonë që së bashku me OKB-në, po punojnë për evakuimin e civilëve të tjerë nga fabrika”, ka shkruar Zelensky në Twitter të dielën mbrëma.

Artikuj të ngjashëm