Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina pajtohet për korridoret humanitare të evakuimit të propozuara

Ushtria e Ukrainës është pajtuar për një armëpushim 12-orësh me Rusinë të mërkurën, për të lejuar civilët që të largohen nëpërmjet korridoreve humanitare.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, raporton CNN.

Vereshchuk ka thënë se presidenti i Ukrainës, Denys Shmygal, do të flasë me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq të mërkurën për korridoret e propozuara për armëpushim.

Armëpushimi zgjat nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 21:00 me kohë lokale.

“Unë apeloj te Federata Ruse: keni marrë një angazhim formal publik”, tha Vereshchuk.

Edhe Arrihet marrëveshja për korridore humanitare në Mariupol Botë Arrihet marrëveshja për korridore humanitare në Mariupol

Vereshchuk ka thënë se armëpushimi do të lejojë civilët të ikin nëpërmjet “korridoreve të gjelbra” në zonat si: Energodar – Zaporizhzhia, Sumy – Poltava, Mariupol – Zaporizhzhia, Volnovakha – Pokrovsk, Izium – Lozova, Vorzel, Bucha, Irpin, Borodyanka, Gostomel – Kiev.

Vereshchuk ka përmendur veçanërisht rëndësinë e dy rrugëve, evakuimin e civilëve nga qyteti port Mariuol dhe nga qyteti lindor Volnovakha.