Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Ukraina shpreson të hapë sot 10 rrugë evakuimi

Ukraina ka bërë të ditur se do të bëhen përpjekje për të hapur korridoret humanitare nga qytetet në vijën e parë të konfliktit me Rusinë.

Zëvendëskryeministrja, Iryna Vereshchuk, ka thënë të shtunën se shpresohet se 10 rrugë evakuimi do të jenë aktive, por ishte e paqartë nëse këto janë rënë dakord, raporton CNN.

Megjithatë, ajo konfirmoi se ishte rënë dakord për një rrugë nga qyteti port jugor i rrethuar i Mariupolit, i cili është përballur me bombardime të pamëshirshme nga raketat ruse për javë të tëra.

Javën e kaluar, disa mijëra njerëz më në fund arritën të largoheshin nga porti i Detit të Zi pas përpjekjeve të shumta të dështuara për armëpushim.

Ndërkohë, autoritetet rajonale në rajonin lindor të Luhanskut konfirmuan se një korridor humanitar u hap në orën 07:00 sipas kohës lokale, megjithëse nuk ishte menjëherë e qartë se ku do të çonte.