Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord të mërkurën për tre korridore evakuimi, njoftoi zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk.
Vereshchuk tha se një korridor për evakuimin e banorëve të Mariupolit dhe dërgimin e ndihmave humanitare është hapur në Berdyansk, një rrugë për dërgimin e ndihmave humanitare dhe evakuimin nga Melitopol dhe një për një kolonë njerëzish me automjete personale nga Enerhodar në Zaporizhzhia, shkruan CNN.
“Kolonat e autobusëve dhe kamionëve me ndihma humanitare tashmë janë larguar nga Zaporizhzhia”, tha ajo në një video-mesazh të mërkurën.
Ne kërkojmë që forcat pushtuese të respektojnë angazhimet e tyre dhe të lejojnë kolona humanitare nëpër postblloqe”, shtoi Vereshchuk.
Vereshchuk tha se rusët në bisedimet e së martës midis rusëve dhe ekipeve në Stamboll morën propozime nga pala ukrainase për të organizuar korridoret ukrainase të evakuimit për disa nga rajonet më të prekura nga luftimet, duke përfshirë Kharkiv, Kiev, Kherson, Chernihiv, Sumy, Zaporizhzhia, Donetsk, rajonet e Luhansk dhe Mykolaiv.
-
Arrihet marrëveshja për korridore humanitare në Mariupol
-
Shtatë korridore humanitare të rënë dakord për sot në Ukrainë
-
Katër autobusë me refugjatë janë larguar të mërkurën nga Mariupoli
-
Autoritetet në Mariupol u bëjnë thirrje banorëve të largohen
-
Për të tretën ditë me radhë s’do të ketë korridore evakuimi në Ukrainë