Një vajzë 3 vjeçe është shpëtuar nga një rrëshqitje dheu në jug të Filipineve 60 orë pasi mbeti nën dhe.
Ekipet e shpëtimit patën hequr dorë se do të gjenin të mbijetuar të tjerë, dhe e quajtën shpëtimin e fëmijës “një mrekulli”.
Rrëshqitja e dheut ndodhi afër fshatit të minierës së arit në Masara të martën.
Zyrtarët kanë thënë se 28 persona vdiqën dhe 77 të tjerë nuk janë gjetur ende.
Edward Macapili, zyrtar i agjencisë për katastrofa, ka thënë se ekipet nuk besonin se do të gjenin më dikë të gjallë.
“Kjo u jep shpresë ekipeve të shpëtimit. Rezistenca e një fëmije është zakonisht më e vogël se ajo e të rriturve, megjithatë fëmija mbijetoi”, ka thënë ai.
Miraculous Rescue: Child Survives 60 Hours in Philippine Landslide Rubble#PhilippineLandslide #ChildRescue #BarangayMasara #Maco #DavaodeOro pic.twitter.com/QBsptlXQD7
— Nitish Verma (@nitsonnet) February 9, 2024