Detektivët që po hetojnë vrasjen e gazetares Lyra McKee në Londonderry, kanë arrestuar katër burra, njofton BBC.
Burrat, e moshës 19, 20, 21 dhe 33, janë arrestuar të mërkurën për “Terrorizëm”, ka njoftuar Policia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMcKee 29-vjeçare ishte duke përcjellë trazirat në Derry të Irlandës së Veriut në prill të vitit 2019, kur u qëllua për vdekje.
Një person është akuzuar tashmë për vrasje dhe një tjetër për trazirat dhe për shkelje tjera në natën kur u vra McKee.
Katër burrat e arrestuar të mërkurën janë dërguar në Stacion Policor në Belfast.
“Arrestimet janë pas hetimeve dyvjeçare të detajuara në vrasjen e Lyras dhe ngjarjet që i paraprinë asaj”, ka thënë detektivi Jason Murphy.