Detektivët që po hetojnë vrasjen e gazetares Lyra McKee në Londonderry, kanë arrestuar katër burra, njofton BBC.
Burrat, e moshës 19, 20, 21 dhe 33, janë arrestuar të mërkurën për “Terrorizëm”, ka njoftuar Policia.
McKee 29-vjeçare ishte duke përcjellë trazirat në Derry të Irlandës së Veriut në prill të vitit 2019, kur u qëllua për vdekje.
Një person është akuzuar tashmë për vrasje dhe një tjetër për trazirat dhe për shkelje tjera në natën kur u vra McKee.
Katër burrat e arrestuar të mërkurën janë dërguar në Stacion Policor në Belfast.
“Arrestimet janë pas hetimeve dyvjeçare të detajuara në vrasjen e Lyras dhe ngjarjet që i paraprinë asaj”, ka thënë detektivi Jason Murphy.
Artikuj të ngjashëm
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
-
Britania arreston katër persona, dyshohen se ndihmonin shërbimin sekret të Iranit
-
S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër
-
Nëntë persona në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në trenin Doncaster–Londër
-
Protestues të maskuar sulmojnë policinë dhe djegin shtëpi në Irlandën e Veriut