Një aeroplan tjetër me të evakuuar është nisur nga Aeroporti i Kabulit, në Afganistan.
Bëhet e ditur se aeroplani i dytë i Qatar Airways ka arritur të premten në Afganistan, një ditë pasi ishin evakuuar 100 qytetarë të huaj me të njëjtën linjë aeroplanësh, me aprovimin e talebanëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktualisht nuk dihet se sa pasagjerë ishin në fluturimin e dytë të evakuimit që u realizua që nga largimi i të gjitha trupave amerikane nga Afganistani, më 31 gusht.
Qindra afganë të cilët kanë mbështetur ushtrinë amerikane, nuk kanë arritur të largohen nga Afganistani.
Sipas raporteve, më shumë se 124,000 të huaj dhe afganë janë larguar përmes aeroportit të Kabulit gjatë procesit të evakuimit.
Ndërkaq, rreth 100 qytetarë amerikanë mendohet se kanë mbetur në Afganistan.