Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ramadani e Manaj flasin për synimet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve

Ramadani - Manaj

Mesfushori Ylber Ramadani dhe sulmuesi Rey Manaj kanë folur për synimet e Shqipërisë në prag të ndeshjeve të Ligës së Kombeve.

Shqipëria i ka nisur të hënën përgatitjet për katër ndeshjet e para të edicionit të pestë të Ligës së Kombeve. Shqipëria në Grupin C1 luan me Bjellorusinë, Finlandën dhe San Marinon.

“Ne kemi objektivin tonë, e ka shprehur dhe trajneri. E shprehim edhe ne. Dëshirojmë të dalim të parët në grup”, ka thënë Ramadani.

Manaj ka theksuar se për Shqipërinë synimi i madh është kualifikimi në Evropianin e vitit 2028.

“Objektivi kryesor i yni është të arrijmë të sigurojmë paraqitjen në Evropian. Tani kemi Ligën e Kombeve, por objektivi ynë real është Evropiani”, ka thënë Manaj.

Shqipëria në Evropian është paraqitur dy herë. Synon paraqitjen e tretë.